Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare ,Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Dy automjete janë përplasur mes tyre, ndërsa për fat të mirë, drejtuesit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave e mjeteve të përfshira në ngjarje. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona në rrezik për jetën
Segmenti ku ndodhi aksidenti njihet për ngjarje të shpeshta të kësaj natyre. Banorët e zonës kanë protestuar disa herë për mungesën e masave të sigurisë rrugore, duke ngritur shqetësimin se aksidentet në këtë pjesë të rrugës janë bërë pothuajse të përditshme.
Autoritetet rrugore dhe policia kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të tilla pasi ky është një nga segmentet rrugore mjaft problematike vitet e fundit.