Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë. Shoferi…

Një aksident i rëndë është shënuar sot në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një automjet tip “Renault” ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, pushuesja, e cila ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në plazh, është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes dhe ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Shoferi i automjetit, i moshuar, raportohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin në momentin e përplasjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.Aksident në Vlorë,


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×