“BE nuk lejon justifikime për reformat”, Kuko: Situata gjeopolitike do të vështirësohet, Shqipëria në moment oportun për integrimin

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë” në News24, foli për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së kritereve teknike dhe politike brenda afateve të vendosura.

Sipas Kukos, Bashkimi Evropian është një “makineri e ngurtë kur vjen puna te kriteret” dhe nuk ofron hapësirë për justifikime kur reformat nuk realizohen. Ajo nënvizoi se objektivi është mbyllja e grupeve të kapitujve deri në vitin 2027, çka do t’i hapë rrugë votimit në parlamentet e vendeve anëtare për anëtarësimin e Shqipërisë.

“Besoj se situata gjeopolitike që do të vështirësohet edhe më shumë në Evropë do të krijojë kushtet që rajoni ynë të përfshihet në hartën e BE-së si entitet, fillimisht për çështje sigurie dhe më pas për arsye të influencave,” tha Kuko.

Ajo shtoi se Shqipëria ka një “gjeografi shumë të mirë” që e favorizon, por suksesi varet nga mënyra si do të shfrytëzohen këto avantazhe dhe nga përmbushja e standardeve të kërkuara nga Brukseli.

“Jemi në një moment shumë oportun,” përfundoi Kuko, duke e cilësuar këtë periudhë si një mundësi historike për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit evropian.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×