EMRI/ Mbante armë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Një 50-vjeçar i identifikuar si  Vladimir Çela  është arrestuar nga Policia e Lushnjes pasi mbante armët dhe municion luftarak në banesën e tij në Karbunarë.

Blutë kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×