“Ishte shqetësuar për vëllanë që…/ Prej 1 jave i humbur, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli

Jashar Spaho 70 vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor.

Sipas familjarëve, 70 vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.

Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit dhe gjithashtu të Tiranës pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.

Ata sqarojnë se 70 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë, por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.

Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 069 64 50 216 ; 0689356925


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×