Sektori i hetimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasin Th.M 32 vjeç, nga Perugia e Italisë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje e armëve të ftohta”. Dokumentacioni iu dorëzua Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për hetime të mëtejshme.
32-vjeçari italian me inicialet Th.M, që ndodhet në Sarandë si turist, mbrëmjen e së premtes ka krijuar shqetësime në shëtitoren e qytetit pasi shëtiste mes qytetarëve të shumtë me një thikë në dorë.
Policia ka ndërhyrë në kohë dhe ka bërë neutralizimin e 32-vjeçarit duke e shoqëruar në Komisariat.