Mungesa e nënkalimeve në Rrugën e Arbrit izoloi 2 fshatra, banorët: Janë bërë aksidente

Banorët e fshatrave Shkallë e Xibër Murrizë në Klos kërkojnë hapësira të sigurta kalimi në Rrugën e Arbrit, e cila përshkon fshatrat mes për mes, duke i izoluar tërësisht.

Të indinjuar banorët thonë se me lejimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë, kalimi i këmbësorëve në Rrugën e Arbrit bëhet më i vështirë dhe më i rrezikshëm.

Ata shprehen se që me nisjen e ndërtimit të kësaj vepre infrastrukturore i kanë kërkuar firmës “Gjoka Konstruksion” hapësira të dedikuara siç janë nënkalimet apo rrugët dytësore, por asnjëra prej tyre nuk u realizua.

E gjithë Rruga e Arbrit nga tunelet e fshatit Shkallë e deri te Tuneli i Murrizit është pa hapësirë të dedikuar për këmbësorët, duke vënë në
rrezik jetën e banorëve.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×