Nga rimarrja e mandatit te “shpërthimi” në rrjetet sociale, Kuko: Zegjine Çaushi luftoi për skuadrën, edhe Zelensky ishte komedian, por…

Deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste, Romina Kuko, komentoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 zhvillimet pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, që solli një ndryshim të përkohshëm të mandatit nga Zegjine Çaushi te Maldrita Bardho, por që përfundimisht iu rikthye Çaushit pas tërheqjes vullnetare të Bardhos.

Sipas Kukos, rinumërimi ishte një ushtrim i vlefshëm që hodhi poshtë alibitë për manipulim apo parregullsi:
“Procesi solli një ballafaqim të nevojshëm që tregoi se nuk ka pasur tjetërsim të votës nga një parti te tjetra. Ishte një betejë brenda të njëjtit kamp dhe sistemi ynë lejon fitore edhe me një votë më shumë.”

Duke komentuar vendimin e Bardhos për të hequr dorë nga mandati, Kuko e cilësoi atë një gjest dinjitoz dhe vlerësues ndaj kontributit të Çaushit gjatë fushatës. Ajo theksoi se ky ishte një akt i vullnetshëm dhe jo rezultat i presioneve të jashtme.

Në lidhje me diskutimet dhe debatet për mënyrën se si Zegjine Çaushi është paraqitur në rrjetet sociale gjatë fushatës, Kuko tha se shoqëria ende i merr më seriozisht figurat politike që janë “të ngurta”, sidomos burrat në politikë, duke lënë pas të rinjtë apo gratë me forma alternative komunikimi.

“Politika sot kërkon forma të reja përfaqësimi, dhe brezi i ri nuk afrohet më përmes metodave tradicionale. Sot, politika ndiqet përmes rrjeteve sociale. Ka plot shembuj në Evropë ku ‘partitë ndryshe’ janë kthyer në realitet politik, qoftë edhe nga komedianë si presidenti ukrainas Zelensky apo figura të pazakonta. Ajo që më shqetëson është kur një politikan shkatërron procesin demokratik, jo kur komunikon ndryshe,” theksoi Kuko.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×