Pas paralajmërimit të një dite më parë, kryeministri Edi Rama vijon me denoncimin e rasteve të zënies së hapësirave të përbashkëta nga subjektet private.
I fundit është mesazhi i një qytetari i cili informon kreun e qeverisë te një kompleks banimi në kryeqytet, lokalet kanë shtrirë aktivitetin në hapësirën e përbashkët të pallatit.
“Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!”, shkruan Rama.
Postimi
“Miredita kryeminister!
Duke marre shkas nga aksioni qe keni nisur per zaptimin e hapesirave publike nga bizneset, bashkengjitur po ju dergoj nje video te kompleksit ASL ne Tirane, ne krah te spitalit te Neurokirurgjise, njesia nr 3, ku per ne si banore te kompleksit eshte e veshtire levizja per shkak se lokalet e kane shtrire veprimtarine e tyre edhe ne hapesiren e perbashket te pallatit. Video qe do ju dergoj e tregon qarte kete situate”.
Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale!
()