Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së çerekfinales së Botërorit për Klube kundër Borussia Dortmund. Ja deklaratat e tij, të raportuara nga fichajes.com:
Për Mbappé:
“Mbappé është më mirë, është stërvitur mirë gjatë këtyre tre ditëve. Do të vendosim nesër në mëngjes (sot). Ai dhe Gonzalo Garcia mund të luajnë edhe bashkë, varet nga momenti dhe nevojat e skuadrës; plotësojnë njëri-tjetrin. Nëse situata e kërkon, nuk e përjashtoj fare.”
Për mbrojtjen dhe Tchouaméni:
“Për mbrojtjen me tre, mendoj se Tchouaméni mund të jetë një lojtar hibrid, në varësi të momenteve dhe nevojave. Kjo pasuri opsionesh na jep më shumë mundësi. E kam vëzhguar për një kohë të gjatë, por lojtarët duhen njohur nga afër. Ka aftësi të përshtatet dhe është shumë inteligjent për të kuptuar konceptet. Pozicioni i tij është shumë i rëndësishëm për mua, sepse na ndihmon të jemi të fortë në mesfushë.”
Për sulmuesit dhe Endrick:
“Llogaris tek të tre. Endrick po rikuperohet, por padyshim llogarisim tek ai. Nuk po ndërtojmë ekipin për të ardhmen tani, por po kërkojmë paraqitje të menjëhershme. Vendimet për të do t’i marrim më vonë
Për të dëmtuarit:
“Skuadra do të jetë më e njëjta. Camavinga është më mirë, por është ende herët për nesër (sot). Militao dhe Carvajal po stërviten.”