Aksident në aksin Elbasan–Peqin me 2 të plagosur. Një nga personat në gjendje të rëndë

Në një nga segmentet më të  rrezikshme të aksit rrugor Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë, u regjistrua rreth orës 17:30 të kësaj fundjave një aksident ku përplasën dy automjete, dhe si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi vetëm 200 metra larg një vendi ku, një ditë më parë, dy mjete të tjera u përplasën duke lënë dy drejtues të plagosur.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e Policisë Rrugore dhe zjarrfikëset, të cilat siguruan zonën dhe asistuan në ndihmën e parë për të plagosurit. Ekspertët po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Sipas informacionit paraprak, shkak është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Ky aksident është pjesë e një serie ngjarjesh të përsëritura në këtë segment rrugor. Banorët e zonës raportojnë se aksidentet atje ndodhin pothuajse çdo ditë dhe shpesh përfshijnë edhe kalimtarë, pasi rruga kalon nëpër zona të banuara.

Ata kanë kërkuar prej kohësh masë të menjëhershme për forcimin e parametrave të sigurisë, sinjalistikë më të mirë, mbikalime të rregulluara dhe vëzhgim më të rreptë policor .

Të plagosurat raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën, megjithëse një nga dy femrat e aksidentuara ka pësuar plagë të shumta  .Megjithatë shqetësimi për sigurinë në këtë pjesë të aksit mbetet i madh.

Banorët kujtojnë se vetëm në dy javët e fundit ka pasur tre aksidente serioze pranë Pajovës, përfshirë një tragjedi me një fëmijë 8 vjeç.

Autoritetet rrugore dhe Policia e Qarkullimit janë angazhuar në hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, komuniteti lokal pret ndërhyrje afatgjata: vendosje të sinjalizimit të drejtë, ulje të shpejtësisë, kontrolle të rregullta policore dhe një plan strategjik për sigurimin e përhershëm të këtij aksi rrugor.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×