Dinamo zbriti sot në fushë për miqësoren e radhës. Testi në stadiumin “Biljanini Izvori” të Ohrit u zhvillua kundër Ferizajt, dhe u mbyll me barazim pa gola(0-0).
Ky barazim pa gola vjen për dinamovitët pas humbjeve me Partizanin dhe Shkëndijën e Tetovës. Takimi i vetëm miqësor është fituar përballë Ballkanit.
Skuadra e Ilir Dajës ndodhet prej thuajse një muaji në Maqedoninë e Veriut për fazën përgatitore. Javën që vjen pritet kthimi në Tiranë, për t’u fokusuar te përgatitjet në prag të turit të dytë të Ligës së Konferencës.