Çfarë ndodhi me Noizy-n në Zvicër? Reperi ndalohet në aeroport, koncerti anulohet!

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ishte i paralajmëruar të performonte më 5 korrik në një klub nate në Cyrih të Zvicrës, si pjesë e promovimit të albumit të tij të fundit. Por planet duket se morën një kthesë të papritur.

Burime për ‘Prive By LS’ bëjnë me dije se Noizy është ndaluar menjëherë sapo ka mbërritur në aeroport nga autoritetet zvicerane. Nuk dihen ende arsyet zyrtare të këtij ndalimi, por mendohet se mund të lidhen me çështje dokumentacioni ose vizash pune – një problem që shpesh prek artistët që udhëtojnë për koncerte në vendet e BE-së dhe më gjerë.

Fakti që shumë artistë performojnë pa njoftuar paraprakisht autoritetet vendore i vendos ata shpesh nën vëzhgimin e organeve ligjzbatuese. Rasti i Noizy-t mund të jetë një tjetër shembull i kësaj situate.

Ajo që vihet re është se të gjithë posterët dhe njoftimet për koncertin janë fshirë nga faqet zyrtare të klubit që do ta priste, ndërsa vetë Noizy nuk ka dhënë ende asnjë reagim publik lidhur me ndalimin apo anulimin e eventit.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×