Bayern Munich doli i shkatërruar totalisht nga Botërori i Klubeve, nga sfida me PSG. Dëmtimi shumë i rëndë i Jamal Musila shkaktoi një shok të vërtetë në radhët e ekipit gjerman. I sapo rikthyer nga një dëmtim, Musila përjetoi një dramë të vërtetë pasi ndërhyrja e ashpër e Donnarumma-s i theu fyellin e këmbës së majtë, gjithashtu tërheqje të ligamenteve. Sipas Bild, në rastin më të mirë, Musiala duhet të qëndrojë jashtë fushës së lojës 4-5 muaj.
Të gjithë mendimet dhe komentet në radhët e Bayern, pas sfidës kundër PSG shkuan për Musiala-n, me trajnerin Kompany që shpreson të ketë sa më shpejt në dispozicion yllin e ekipit: “U detyrua të shkonte në spital, shpresoj shumë që situata të mos jetë aq e rëndë se sa dukej. Ky ishte dëmtimi i dytë në një kohë kaq të shkurtër. Ai është një lojtar që e dashuron futbollin, është jeta e tij. Kjo është një goditje për të, por do të dalë me i fortë. Shpresojmë që të jetë sërish aty, të fitojë të tjerë trofe me Bayern sezonin e ri. Ky ekip tani ka nevojë të pushojë, nuk rikthehem në grumbull pa 3 javë pushim”, u shpreh Kompany pas ndeshjes.
PSG siguroi një biletë për në fazën gjysmëfinale, por në sfidën kundër Real Madrid, trajneri Luis Enrique duhet të bëjë llogaritë pa Pacho dhe Lucas Hernandes, të dy të ndëshkuar me karton të kuq: “Është një ndjesi e çuditshme. Kartoni i parë i kuq ndaj Pachos ishte, ndërsa tek i dyti nuk jam i sigurt. Kjo ishte një ndeshje e vështirë kundër një rival të madh. Jam shumë i lumtur për rezultatin. Më vjen keq për Musiala, i uroj rikuperim të plotë. Ishte i pafat pasi Donnarumma i ra përsipër”, u shpreh Luis Enrique pas ndeshjes.
()