Elbasani 6 ditë “luftë” me zjarrin toksik te fusha e mbetjeve, reagon Llatja: U kërkoj ndjesë qytetarëve

Pas gjashtë ditësh me përballje intensive me flakët në landfillin e qytetit tw Elbasanit, situata është thuajse nën kontroll të plotë. Sipas autoriteteve, 95% e zjarrit është shuar, ndërsa pjesa e mbetur përbëhet kryesisht nga avuj dhe gazra të mbetur nga materialet e djegura dhe uji i përdorur për fikje.

Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “kjo është një betejë që po e fitojmë bashkërisht”, ndërsa theksoi se angazhimi i strukturave vendore dhe qendrore ka qenë maksimal, duke shtuar se wshtw bërë një punë kolosale dhe vatra fillestare tashmë është e izoluar.

Deklarata e Llatjas:

“Situata në landfill mbetet ndër më sfidueset me të cilat jemi përballur ndër vite.

Prej datës 1 korrik, një vatër zjarri në landfillin e Elbasanit ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave ekstreme. Për të gjashtën ditë radhazi, të gjitha kapacitetet tona njerëzore dhe logjistike janë në terren, duke punuar pandërprerë për neutralizimin e plotë të flakëve.

Mbi 100 forca të angazhuara dhe dhjetëra mjete janë vënë në dispozicion, falë bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave vendore dhe qëndrore. Aktualisht, vatra është e izoluar, por jo e shuar plotësisht. Puna do të vazhdojë me përkushtim maksimal derisa situata të jetë tërësisht nën kontroll.

Për shkak të disa vatrave të tjera aktive në zona pyjore, është dashur të zhvendosim një pjesë të kapaciteteve nga landfilli për të përballuar emergjencat paralelisht.

Në këtë moment kritik, dua të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjitha strukturat e përfshira, për përkushtimin dhe sakrificën në vijën e parë të rrezikut.

Po ashtu, kërkoj ndjesë ndaj qytetarëve të Elbasanit për shqetësimet e shkaktuara nga tymi dhe ndotja gjatë këtyre ditëve të nxehta.

Në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha strukturat vendore dhe qëndrore, po vijojmë me angazhim të plotë në terren për menaxhimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të normaliteti.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×