EMRAT/ I vunë zjarrin dhe dogjën 450 metër katrorë bimë e pemë frutore në Finiq, policia arreston në flagrancë 2 persona

Policia e Sarandës arrestoi në flagrancë shtetasit Pranvera Gkergkis dhe Idajet Roshi pasi  dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit P. G., 55 vjeçe, banuese në Sarandë, dhe I. R., 53 vjeç, banues në Finiq.

Këta shtetas, më datë 05.07.2025, rreth orës 12:00, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Bashkia Finiq, dyshohen se kanë ndezur me qëllim zjarr në një sipërfaqe toke dhe si pasojë janë djegur rreth 450 m² me bimësi dhe pemë të ndryshme frutore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që të mos kryejnë zjarrvënie për asnjë qëllim, pasi përbëjnë rrezik për jetën, pronën dhe mjedisin, dhe ndëshkohen sipas ligjit. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×