Arsenali është afër transferimit të Gyokeres nga Sportingu i Lisbonës. Sipas The Athletic, në fakt, klubi anglez ka arritur një marrëveshje të plotë me sulmuesin 27-vjeçar për një kontratë pesëvjeçare (deri në vitin 2030).
Lojtari ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në Londër, duke i komunikuar kështu vullnetin e tij edhe Sportingut.
Sa i takon shifrave të operacionit, gjithçka mund të mbyllet për rreth 80 milionë euro. Për Gyokeres ka patur interesim edhe nga shumë skuadra të tjera, por prioriteti i tij ka qenë Arsenali. Në sezonin e kaluar, në 52 ndeshje ai realizoi 54 gola.