Tani nuk është më sekret që Interi ndjek Donnarummën. Zikaltërit kërkojnë prej vitesh portierin e PSG por asnjëherë nuk janë krijuar kushtet e duhura për transferimin.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, klubi nga Milano ka gati propozimin për “gardianin”. Kontratë 5-vjeçare dhe rrogë e lartë për Donnarummën, kjo është ideja e Interit, me këta të fundit që do provojnë të “joshin” 26-vjeçarin.
Në karrierën e tij, portieri krenohet me 251 paraqitje me Milanin, 159 me PSG-në dhe 74 paraqitje me Italinë.
Ai ka një fituar një Kampionat Evropian, një Champions League, 4 Ligue 1, një Superkupë Italiane, 3 Superkupa Franceze dhe 2 Kupa Franceze.