Nga dashuria, te puna dhe karriera! Astrologu Jorgo Pulla iu përgjigjet qytetarëve: Vera do ketë pengesa, por do jenë…

Astrologu Jorgo Pulla ishte i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News 24, ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve për fatin e tyre, sidomos gjatë verës.

Ai theksoi se kjo stinë do ketë pengesa, por ato shpesh sjellin progres.

Për disa qytetarë, parashikimet sollën shpresë për stabilitet në punë dhe mundësi të reja në dashuri. Sipas astrologut, ndikimet planetare janë pozitive dhe premtojnë ndryshime të mira për shumë prej tyre.

Jorgo Pulla: Kjo verë është me pengesa, por ndonjëherë pengesat nuk janë për keq.

Qytetari: Kam lindur më 22/06/1985. Dua ta di fatin tim.

Jorgo Pulla: Vazhdimësia është pozitive dhe do ketë stabilitet në punë dhe në karrierë.

Qytetare: Desha të pyes astrologun për djalin. 2 tetor 1991, ora 11 paradite në Korçë. Pyes për punën, për dashurinë se do të krijojë familjen e tij.

Jorgo Pulla: Kjo shenjë mund të ketë ndryshim pune, në fund të shtatorit. Në këtë periudhë, ndikimet janë tepër pozitive. Ka një udhëtim të largët që është pozitiv. Në fushën sentimentale pak vëmendje që e kaluara mos të ndikojë dhe njerëzit përreth mos të ndikojnë. Kjo ditëlindje ka fat në punë, karrierë dhe nxitojnë edhe në dashuri. Të ecin me ngadalë në dashuri.

Qytetare: Desha të pyes për djalin, ka ditëlindjen më 6 tetor 1996, ka lindur në orën 6 të mëngjesit. Djali është në Kanada dhe dua të di se kur do i aprovohen dokumentet e përhershme se është me kontratë pune?

Jorgo Pulla: Djali do ndryshojë dhe vend aty ku ndodhet. Dokumentet duhet t’i kishte marrë qysh vjet por se di pse nuk ka ndodhur, por muaji korrik është perfekt. Kjo datëlindje ka vuajtur pak dhe do vijë pjesa më e lehtë dhe më e mirë, do ketë gëzim në familje.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×