Operacioni “Koordinata”/ Shkatërrohen mbi 40 mijë bimë kanabisi në Shkodër, procedohen 10 zyrtarë lokalë

Policia e Shkodrës ka vijuar me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”.

Gjatë kontrolleve në disa njësi administrative, u asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre janë proceduar penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.

Operacioni përfshiu zonat Shalë, Pult, Shosh, Kastrat, Shkrel, Temal dhe Shllak. Policia njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë qarkun.

Njoftimi i policisë:

Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 621 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 8 kryetarë fshatrash dhe 2 roje mjedisi.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

  1. V., kryetar i fshatit Pecaj
  2. M., kryetar i fshatit Ura e Shtrenjtë
  3. V., kryetar i fshatit Ndrejaj
  4. M., kryetar i fshatit Nicaj

Gj. K., kryetar i fshatit Mollë

  1. A., roje mjedisi pranë zonave të mbrojtura

Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:

  1. I., kryetar i fshatit Bzhetë

Gj. M., kryetar i fshatit Ducaj

  1. Ç., roje pyjesh
  2. B., kryetar i fshatit Lohë e Sipërme

Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon në të gjithë territorin e qarkut Shkodër.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×