Lojtari i Bayernit, Musiala pësoi një dëmtim të rëndë, gjatë një përplasje me portierin Donnarumma, në ndeshjen ndaj PSG (Kupa e Botës për Klube.
Këmba e Musialës është përthyer në mënyrë jo natyrale, duke pësuar kështu frakturë.
Portieri i njohur, Manuel Neuer nuk ka “kursyer” aspak Donnarumman, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Nuk mund të dalësh ashtu në fushë. Nëse e bën, do të thotë që e di që mund ta lëndosh kundërshtarin tënd. Shkova tek ai dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh të shohësh si është lojtari ynë?’ Është çështje respekti.”
“Ai nuk shkoi menjëherë për t’i uruar shërim të shpejtë Musialas. E bëri vetëm më vonë. Për mua, korrektësia në fushë është thelbësore. Do të kisha reaguar ndryshe.”