Meksika do të luajë finalen e Kupës së Artë kundër Shteteve të Bashkuara sonte dhe Santiago Gimenez të jetë një nga protagonistët e ndeshjes. Sulmuesi i Milanit foli gjithashtu për të ardhmen e tij, pavarësisht fokusit të tij të plotë në ekipin kombëtar për momentin.
“Ndihem si në shtëpi në Milan, po jetoj një ëndërr, i falënderoj Zotit që më dha mundësinë të jem në një ekip kaq të madh si AC Milan. Mendoj se kishte shumë thashetheme se mund të largohesha, por jam shumë i lumtur atje. Fola me menaxhmentin, me stafin teknik dhe ideja është që të qëndroj. Do të përpiqem të tregoj versionin tim më të mirë, sepse nuk dua të humbas një mundësi si kjo”- tha ai.