Kufoma e dekompozuar në Kolonjë dërgohet në Tiranë për ekspertizë, dyshohet për vdekje natyrale. Asnjë i afërm nuk është interesuar

Detaje të reja nga Kolonja lidhur me kufomën e dekompozuar të gjetur ditën e sotme. Sipas informacioneve më të fundit, mësohet se trupi i viktimës do të dërgohet për ekspertizën mjeko ligjore në Tiranë.

Kjo për shkak se duhet të merren monstra për ADN, në mënyrë që të zbulohet identiteti i viktimës, ndërsa do të bëhet edhe ekspertiza antropologjike për të përcaktuar kohën e vdekjes, pasi për shkak të temperaturave të larta mund të ketë rezultuar edhe vdekje më e shpejtë se 6 muaj që dyshohej fillimisht.

Është e konfirmuar nga policia që kufoma nuk ka dëmtime të jashtme, çka bën që të hidhet poshtë pista e ndonjë krimi. Paraprakisht dyshohet që mund të ketë qenë vdekje natyrale. Një tjetër fakt që vlen të përmendet, është ai që deri më tani nuk është interesuar askush për ndonjë të afërm apo familjar të humbur.

Lidhur me konstatimin e kufomës, bëhet me dije se ka qenë një banor i zonës, i cili korrte grurin me autokombanjë dhe ka parë kufomën, duke njoftuar menjëherë policinë. Pas ekspertizës mjeko ligjore në Tiranë do të zbardhen më tepër detaje lidhur me identifikimin e viktimës dhe shkaqet e vdekjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×