Myrshit Vorpsi: Ligji i parë i kthimit dhe kompensimit të pronave doli në ’93, kishte të bënte vetëm me trojet. Tokat bujqësore u ndanë…

Myrshit Vorpsi, kryetari i shoqatës “Pronësi dhe Drejtësi”, i ftuar në Log. në Neës24, u shpreh se ligji i parë i kthimit dhe kompensimit të pronave është i vitit 1993 dhe kishte të bënte vetëm për trojet, jo për tokat bujqësore.

Sipas Vorpsit, në fillim të viteve ’90 kishte rreth 700 mijë hektarë tokë bujqësore, shumë më tepër se para lufte. Vorpsi theksoi se vitet ’90 ishin të stuhishme sa i përket ndarjes së pronave dhe tokave.

Myrshit Vorpsi: Ligji i pronave ka dalë relativisht vonë, ka filluar privatizimi pas viteve ’90, doli 7501 dhe ligji i parë i kthimit dhe kompensimit të pronave është i vitit 1993 dhe kishte të bënte vetëm për trojet, jo për tokat bujqësore. Këta të fundit kanë filluar të trajtohen me ligj vetëm në vitin 2004. Në fillim të viteve ’90 kishte rreth 700 mijë hektarë tokë bujqësore, shumë më tepër se para lufte.

Në kooperativat bujqësore tokat u ndanë për frymë, por ka pasur një ndarje në fundin e viti ’89, iu dha familjeve shqiptare nga 1 dynym tokë. U bë për ta ndalur gjendjen katastrofike në të cilën ishte fshati. Vitet ’90 ishin të stuhishme sa i përket ndarjes së pronave dhe tokave.”

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×