Rreth 91% e pronave në Shqipëri i janë nënshtruar procesit të regjistrimit fillestar, por ende ka zona që janë jashtë këtij regjistri, kryesisht në jugun bregdetar dhe në veriun malor të Shqipërisë.
Këtë e konfirmoi eksperti i trajtimit të pronave në “Log.”, Valdrin Pjetri, i cili theksoi se procesi ka nisur që në vitin 1994, me një projekt të financuar nga Banka Botërore.
Sipas tij, zona të caktuara si segmenti nga Dhërmiu deri në Livadhe, përfshirë Jalin, si dhe Alpet shqiptare, vijjnë të mbeten jashtë regjistrimit fillestar.
“Ky proces është themelor për të garantuar sigurinë juridike të titujve të pronësisë. Në shumë raste në jug janë hasur probleme me pronat, pikërisht sepse ka munguar regjistrimi fillestar,” u shpreh Pjetri.
Sipas Pjetrit, në zona si Dhërmiu, qytetarëve u është kërkuar të sjellin titujt e pronësisë, për të identifikuar tokat dhe për të kuptuar se ku ka mbivendosje. Në këto raste, zgjidhjet janë kërkuar mes palëve ose përmes gjykatave.
“Fatkeqësisht, edhe pse fondet ishin nga Banka Botërore, në disa raste regjistrimi fillestar është bërë nga zyrat, pa dalë në terren. Kemi pasur raste ku mbivendosjet ishin fiktive, sepse nuk u bë verifikimi praktik,” shtoi ai.
Pjetri tha se është akorduar një fond prej 4.1 milionë euro nga Kadastra, për të vazhduar regjistrimin fillestar në zonat e mbetura.
Fokus i veçantë do t’i kushtohet zonave bregdetare dhe veriore, ku problematika janë më të theksuara.
Ai gjithashtu përmendi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 435, i cili u jep bashkive detyrën të lidhen me Kadastrën për të realizuar matje në terren, sidomos në rastet e ndërtimeve informale që kanë aplikuar për legalizim, por nuk u është shqyrtuar ende kërkesa.
“Kjo është në kuadër të ligjit për legalizimin. Bashkitë angazhohen si pika kontakti me qytetarët që kanë bërë vetëdeklarime dhe presin zgjidhje.”
Valdrin Pjetri: Regjistrimi fillestar i pronës ka nisur në vitin 1994 me një projekt të BB, 91% e Shqipërisë e ka regjistrimin fillestar. Mungon pjesa nga Dhërmiu deri poshtë tek pjesa e Jalit, deri në Livadhe, Alpet e Shqipërisë nuk kanë ende regjistrimin fillestar. Ky është një siguri juridike për mbajtjen e titulloit të pronësisë. Në pjesën e jugut ka patur probleme me pronat pasi ka munguar regjistrimi fillestar.
Në rastin e Dhërmiut, u kërkua që të sillnin titullin e pronësisë, dhe duke patur të gjithë titujt krijohet një ide e tokave, duke parë dhe ku janë mbivendosjet e pronave. Zgjidhjet i bëjnë ose mes njëri tjetrit ose në gjykata. Pjesa e bregut e papërfunduar dhe pjesa e veriut. Ka një nismë nga Kadastra ku është akorduar një fond prej 4.1 mln euro për të brë regjistrimin fillestar të tokave/
Fatkeqësisht edhe pse ishin fondet e BB, regjistrimi fillestar u bë nga zyra në disa raste. Ne kemi patur plot raste kur mbivendosja ishte fiktive.
435 është një VKM që orienton bashkitë pr të lidjur marrëveshje me Kadastrën, ku bashlkia angazhohet për të bërë matjet në terren për të qenë pika e kontaktit me qytetarin që ka bërë aplikimin ose kanë bërë një vetëdeklarim për legalizim, por nuk i ka ardhur akoma radha e shqyrtimit. Këto janë ndërtime informale që janë bërë ndër vite, kjo ëhsteë në zbatim të ligjit të legalizimit.
()