“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj, kishin për synim burgosjen e të vërtetës

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, pasi qëndroi 9 muaj në burg.

Berisha e quajti burgosjen e Salianjit si dënim politik nga kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sali Berisha: Dua të dënoj me forcën më të madhe dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit. Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm se denoncoi Geron Xhafajn si trafikant kryesor në Vlorë i cili kërkohej në Milano. Burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim burgosjen e të vërtetetës se Edi Rama, Geron Xhafaj dhe Fatmir Xhafaj drejtonin trafikun. Mbajtja në burg është e përgjegjësi direkte personale e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Vendimi i sotëm i Gjykatës u shty po me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës mbi 6 javë, në një akt të turpshëm dhe hakmarrës pafund.

Vijon…


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×