Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, është liruar pas 10 muajsh burgim, që e cilëson si të motivuar politikisht.
Ai deklaroi se dënimi i tij erdhi si pasojë e denoncimit të një trafikanti droge dhe e quajti këtë një përballje me një regjim të kriminalizuar.
Salianji premtoi të vijojë betejën politike dhe ligjore, duke paralajmëruar se çështjen do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut. Ai theksoi se burgimi i tij është dëshmi e një sistemi të kalbur që i frikësohet opozitës.
Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së: Kam vuajtur 10 muaj burg për arsye të pastra politike. Kam qenë në qeli për arsye se denoncove një trafikant droge. Kam pasur fitore përballë Edi Ramës në çdo zonë elektorale. Besoj se është kjo ngjarje burim frymëzimi për çdo demokrat, që do rezistojë dhe do të fitojë përballë këtij regjimi të kriminalizuar.
Do të bëj politikë ku të mundem, edhe në cepin më të humbur le të jem. Ditët e mia në qeli tregojnë regjimin e kalbur. Regjimi kishte frikë nga unë dhe luftëtarë të opozitës, se mos humbiste zgjedhjet. Çështjen do ta dërgoj deri në Strasburg, do kërkoj të drejtën time. Burgu nuk i urohet as hasmit. E ndjej sot në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët nga ky regjim. Nuk kam bërë burg për krim ordiner e as për vjedhje, por për arsye politike.