Egnatia, Tetova para Champions: Vlerësim maksimal për kundërshtarin, bëjmë të pamundurën për fitore

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë para ndeshjes kualifikuese të turit të parë në Champions ndaj Breidablik.

“Nuk ka ekip modest na Champions League. Është Champions League, sigurisht marrin pjesë më të mirat.

Për Tetovën ishte i rëndësishëm fakti se faza përgatitore ka kaluar mirë, pa probleme dëmtimesh, teksa shtoi se do të kishte të gatshëm për ndeshjen edhe sulmuesin Bakajoko.

“Mendoj se përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Them shumë mirë, pasi në përgatitje gjithmonë nuk duhet të kesh lëndime, dhe ne lëndime nuk kemi pasur. Përveç Bakajkos, i cili është kthyer në grup gjithsesi dhe do të jetë i gatshëm”,-tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×