Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Durrës 36-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme kundër krimit të organizuar.

Operacioni policor i koduar “Operacionalja 52” u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Si rezultat i operacionit, u arrestua në qytetin bregdetar 36-vjeçari F. B. (alias B. B.), banues në Durrës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës kishte lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale”. Sipas Kodit Penal italian, kjo vepër parashikon një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Autoritetet shqiptare kanë nisur tashmë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe angazhimit për vënien përpara drejtësisë të personave që fshihen nga ligji.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×