Klodjana Lala në “Log.”: Dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet. Nëse do të hetohej në gjenezë, jo Salianji por emra të tjerë do të ishin në burg

Gazetarja e Neës24, Klodiana Lala e ftuar në “Log” në News24, u shpreh se dosja “Babale” nuk është hetuar si duhet, dhe nëse kjo do të ndodhte, të tjerë emra do të ishin sot në burg, jo ish-deputeti Ervin Salianji.

Lala theksoi se “Babalja” është personazh i vërtetë dhe quhet Albert Veliu.

“Në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit të tij, policia bënte taksistin e Albert Veliut.

“Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë cështje”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Më tej gazetarja theksoi se ajo çfarë tregoi kjo histori, është fakti se Geron Xhafaj të nesërmen e publikimit të audiopërgjimit udhëtoi në Itali dhe keu një dënim për trafik droge.

“Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×