Mbledhje me tone të larta/ Pas Vlorës, Rama kërkon shkarkimin e drejtorëve edhe në Bashkinë e Fierit

Kryeministri Rama kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve në Bashkinë e Fierit, pas një kërkese të ngjashme në Bashkinë e Vlorës.

Megjithatë, shkarkimet do të bazohen në performancën e tyre dhe nuk do të jenë të përgjithshme. Rama u shpreh me tone të ashpra për zaptimin e hapësirave publike, pastërtinë e qytetit dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve.

Ai theksoi se vota e qytetarëve është një besim që duhet kthyer në përgjegjësi dhe respekt. Të gjithë drejtuesit e drejtorive rajonale, dy nënkryetarë dhe drejtues të departamenteve në Fier janë ftuar të japin dorëheqjen.

Burimet konfirmojnë se vala e shkarkimeve do të jetë e gjerë dhe pa përjashtime.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×