“Mirë se kthehesh Ervin”, Dhurata Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është interes, por ideal

Ish-deputetja e Partisw Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar pas lirimit tw Ervin Salianjit. Sipas saj, Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë dhe ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo.

Çupi shkruan se liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.

Postimi i Dhurata Çupit

Ervin Salianji është sot i lirë, por në të vërtetë, ai ka qenë i lirë në qëndrim.

Sepse liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.

Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë . Ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo. Nuk është interes, por ideal.

Mirë se kthehesh, Ervin! Opozita vazhdon dhe Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për zëra si i yti

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×