“Në 15 vitet e fundit janë falsifikuar dokumentacione të pronave në jug”, Valdrin Pjetri në “Log”: Problemet janë të pariparueshme, edhe gjykatat…

Eksperti i pronave, Valdrin Pjetri, u shpreh në emisionin “Log.” në News24, se falsifikimi i dokumentave të pronësisë në 15 vitet e fundit, ka prekur kryesisht jugun e Shqipërisë.

Pjetri tha se në 15 vitet e fundit, sidomos në jug të Shqipërisë, janë falsifikuar në masë aktet e pronësisë, duke përfshirë edhe tokë truall të shpërndarë nga ligji i tokës bujqësore.

“Disa nga këto prona janë regjistruar në hipotekë dhe kanë marrë leje ndërtimi, gjë që e bën të pamundur riparimin e dëmeve”, u shpreh ai.

Ai shtoi se një tjetër rrezik janë dokumentet e vjetra, që ruhen në arkiva dhe në mënyrë të padrejtë paraqiten si pronësi aktuale, duke shkaktuar konfuzione në sistem.

“Ka raste ku dokumente të viteve ‘30 paraqiten si prova pronësie, edhe pse janë vetëm pjesë e arkivit familjar. Gjykatat shpeshherë kanë krijuar mbivendosje dhe konflikte juridike,” , tha eksperti Valdrin Pjetri.

Sipas tij, në vitin 2020, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) mori rolin kryesor në lëshimin e titujve të pronësisë për tokat që nuk ishin trajtuar më parë me ligjin 7501.

“Është ASHK-ja, përmes një task-force të ngritur, që propozon dhe lëshon titujt e pronësisë për tokat e pandara, të cilat nuk u përfshinë në procesin e ligjit 7501,” – tha Pjetri.

Valdrin Pjetri: Në vitin 2020, është ASHK që lëshon titujt e pronësisë për  tokat e pandara të patrajtuara me ligjin 7501, është task force e ngritur që i propozon ASHK dhe titullin e pronësisë e lëshon ky institucion.

Komiteti ekzekutiv pas viteve 90-91, shpërndau disa toka në përdorim, në Shkodër, Sarandë, madje në një moment të caktuar që ne kemi hasur problem gjatë trajtimit të disa rasteve, ishte shitja e pronës nga komiteti ekzekutiv, ku qyteti i paguante paratë, por nuk kishte të drejtë shitje të pronës.

Në vitin 2019, në ASHK i dhamë rëndësi zyrës së ankesave dhe unifikuam ankesat nga gjithë vendi dhe aty ndërhymë me akte nënligjore.

Në rastet kur tokat shiteshin nga komiteti ekzekutiv, ne parashikuam që këto prona t’i kalonin në pronësi bashkive.

Dy janë dokumentet që janë falsifikuar më shumë në 15 vitet e fundit kryesisht në pjesën e jugut të Shqipërisë, akti i tokës së marrë në pronësi të falsifikuara pafund është arritur deri aty që është lëshuar në zbatim të ligjit të tokës bujqësore në tokë truall nga nxitimi nga babëzia dhe ato janë regjistruar në hipotekë, kanë hyrë për leje ndërtimi.

Nuk ke ci bën nuk e riparon dot pasojën e prodhuar. E dyta është marrë një dokument i vjetër deri në vitet ‘30, është futur në arkivë si pjesë e familjes x a y, është paraqitur te agjencia e kthimit të pronave në cilësinë e sih- pronarit, sipas ligjit bënë një korrespondencë me arkivën qendrore dhe dalin me një vendim. Ka dokumenta që janë drejt së vërtetës. Mos harrojmë që dhe gjykatat kanë prodhuar shumë mbivendosje.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×