Një 24-vjeçar është identifikuar nga Policia e Dibrës pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta në bulevardin e qytetit të Peshkopisë ka plagosur me mjet prerës një 23-vjeçar.
Blutë vijojnë punën për kapjen e autorit.
Njoftim i Policisë:
Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
()