Temperaturat e larta janë kthyer në një shqetësim të madh, me shpresën që sipas metereologëve, ditën e mërkurë moti do të pësojë një ndryshim me ulje temperaturash dhe qetësimin e situatës.
I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24 me Klevin Mukën, mjeku Ilir Allkja ka dhënë këshillat se si mund të përballohet situata nën kërcënimin e vapës.
“Janë një grup i gjerë masash që kanë të bëjnë me ruajtjen nga faktorët atmosferikë, siç është vapa.
Nga Vapa të tëra grupmoshat janë të rrezikuara, që nga bebet, fëmijët, moshat e treta, adultët, dhe sidomos moshat e treta që vuajnë nga sëmundje kronike. Për secilën grupmoshë, duhet të modifikohen disa sjellje për të kursyer pasojat e temperaturave rraskapitëse.
Të punësuarit të dalin më herët nga shtëpia për të shmangur temperaturat e larta, ku munden të dalin më herët nga puna, të shmanget orët e pikur nga ora 11:00 deri në 4-5:00 pasdite. Kam parë që edhe në orët e pikut, 2-3:00 rrugët janë plot.
E rëndësishme të mbajmë freskët ambientet,. T’i ajrosim hera-herës, të konsumojmë sa më shumë lëngje, që nga uji tek lëngjet që i prodhojmë vetë me fruta të ziera që më pas i ftohim dhe i konsumojmë. U lutem njerëzve që të shmangim pijet industriale. Gjërat me ëmbëlsues, aroma sintetike, pasi kanë konservantë që janë të dëmshëm për shëndetin.
Të përdorim sa më shumë ushqime dhe pije natyrale. Duhet të kemi kujdes edhe me enët që përdorim në shtëpi për gatim”, tha ai.
Mjeku ka këshilluar gjithashtu që të tregohet kujdes me përdorimin e kondicionetrët, të cilët edhe pse janë një mjet mëse i domosdoshëm, duhet që të mos krijohet një disnivel i madh temperaturash mes ambientit jashtë dhe brenda banesës me nivelin ku e lëmë kondicionerin.
“Fëmijët ftohen nga kondicioneri sepse nga plazhi apo shëtitja i fusin në një ambient me një temperaturë shumë të ulët, fëmija shfaq probleme, sepse janë është 38 gradë psh dhe është djersitur, e fusin në ambienti 16-20 gradë, është një disbalancë e madhe dhe fëmija është më i brishtë që të përballojë ndryshimin. Problematika ka në infeksione në rrugët e frymëmarrjes dhe i cënohet imuniteti dhe ky fëmijë bëhet më i brishtë. Shkohet edhe në probleme me infeksione në rrugët e poshtme të frymëmarrjes”, tha ai.