U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD! Do ta ndjekë çështjen në gjykatat ndërkombëtare

Kreu i PD Sali baerisham, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se ish-deputeti Ervin Salainji, i cili vetëm pak më parë u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit, do të vijojë të japë një kontribut aktiv në PD, duke qenë një nga drejtuesit aktiv të saj.
Sipas Berishës, Salanji do të vijojë të ndjekë çështjen në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, ndërsa shtoi se burgosja e tij ishte me urdhër të kryeministrit Edi Rama, i cili “kishte frikë nga kandidimi i Salianjit në Kuvend”.

“Ervin Salanji është një nga drejtuesit aktivë të PD dhe do të japë kontributin e tij, sikundër ju garantoj se ai do të damkosë në të gjitha shkallët ndërkombëtare të gjyqësorit, spese qëllimi kryesor i Ramës ishte t’i këpuste karrierën politike, e kishte tmerr të kandidonte për në Kuvend. Rama dhe Xhafaj u plagosën rëndë nga denoncimet e Salianjit”, tha ai.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×