Avokati Florian Bonjaku, i ftuar nw emisionin Log. nw News24, pwr tw folur pwr dy ngjarjet e sotme, lirimi i Salianjit me kusht dhw lwnien nw burg tw Erion Veliajt, u shpreh se masa e sigurimit është më e rëndësishmja në një proces pena dhe çdo person ka individualitetin e vet dhe çdo masë është individuale.
Bonjaku solli nw vwmendje rastin e ish-drejtorit tw RTSH-sw, Thoma Gwllçi, i cili fitoi nw gjykatwn e Strasburgut. Sipas Bonjakut, nëse vendimet e gjykatave tona do të ishin të drejta, nuk do të kishte vendime ndaj Shqipërisë, pasi në shkurt ka një vendim të rëndë ndaj Shqipërisë, ku Gjykata e Strasburgut, në rastin Gëllçi, i ka tërhequr vëmendjen në mënyrë specifike gjykatës shqiptare.
Florian Bonjaku: “Nëse drejtësia matet me sondazhe, nuk është më drejtësi. Drejtësia nuk është e fortë kur është popullore, por kur është e drejtë. Masa e sigurimit është më e rëndësishmja në një proces penal. Çdo person ka individualitetin e vet dhe çdo masë është individuale. Nëse gjykata sheh se personi mund të largohet ose mund të prishë provat apo arsyeja që mund të kryejë një vepër tjetër penale, shkon te kriteret e posaçme për të caktuar një masë sigurie.
Në rastin konkret, a ekziston proporcionaliteti për të dhënë një masë sigurie? Mendoj që jo. Nuk mund të sillet se si janë sjellë gjykatat në raste të tjera. Gjykatat shqiptare kanë si detyrim, që përveç ligjeve të brendshme, të respektojnë edhe Konventën Europiane të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Nëse vendimet e gjykatave tona do të ishin të drejta, nuk do të kishte vendime ndaj Shqipërisë. Në shkurt ka një vendim të rëndë ndaj Shqipërisë, ku Gjykata e Strasburgut, në rastin Gëllçi, i ka tërhequr vëmendjen në mënyrë specifike gjykatës shqiptare. Në rastin konkret, në vendimin e gjykatës nuk ka arsyetim të veçantë pse duhet mbajtur në burg.”
()