Serge Tabekou është lojtari më i ri i Tiranës. Klubi bardheblu ka firmosur me sulmuesin nga Kameruni, teksa lajmi është bërë i ditur në kanalet zyrtare.
“Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri!
Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës. Mirësevjen në familjen bardheblu, Serge”, shkruan klubi.
Ai ka luajtur më herët në Belgjikë për ekipe të ndryshme si Gent, Leuven dhe Mouscron, sakaq së fundmi është aktivizuar në radhët e qipriotëve të Nea Selamis.
Ky është afrimi i dytë për Tiranën në merkato, pas Tsotne Patsatsia, i cili firmosi këtë të martë.