Chelsea “fluturon” në finale, Joao Pedro dhuron show, Marseca: Sezon fantastik, besojmë te suksesi në finale (VIDEO)

Chelsea është ekipi i parë finalist në Botërorin e Klubeve. Londinezët vijojnë sezonin fantastik, ku pas suksesit në Conference League, janë vetëm një hap larg një tjetër objektivi madhor. Blutë e Marseca-s kaluan me lehtësi Fluminensen, triumfuan 2-0 dhe tani presin të qetësi për të mësuar rivalin e tyre në finalen e madhe, Real Madrid apo PSG. Njeri i ndeshjes ishte transferimi i tyre i bujshëm i kësaj merkatoje vere, Joao Pedro, me brazilianin që i kushtoi 60 milionë paund për ta blerë nga Brighton.

Në minutën e 18-të me një goditje fantastike nga limitet e zonës së rreptësisë, Joao Pedro dërgoi topin në rrjetë dhe Chelsea-n në avantazh. Fluminense nuk qëndroi pasive në këtë takim, tentuan në disa momente të riktheheshin në lojë, por Cucurella në mënyrë flagrante i mohoi golin e barazimit duke larguar topin pak mbi vijën fatale.

Në fraksionin e dytë, në minutën e 56-të ishte sërish Joao Pedro që finalizoi plot klas një kundërsulm të Chelsea-t duke dyfishuar shifrat. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim në rezultat, me blutë që “fluturojnë” në finalen e Botërorit për Klube.

Nuk i fshehu emocionet për këtë arritje të rëndësishme trajneri Enzo Maresca: “Jam shumë i lumtur, për të gjithë ndeshjen. Kemi bërë një sezon fantastik dhe tani jemi në finalen e Botërorit për Klube. Joao Pedro? Ne e dinim që ai mund të dhuronte paraqitje të tilla, ne e dimë se sa i fortë është. Besojmë te suksesi, tani jemi në finale dhe duhet të vazhdojmë kështu, do të përpiqemi të fitojmë”, u shpreh Maresca pas ndeshjes kundër Fluminenses.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×