ÇIKLIZËM/ Turi i Francës, Pogacar tregon forcën në Etapën 4

Tadej Pogacar ka treguar muskujt në etapën e katërt të Turit të Francës 2025, teksa fitoi garën Amiens Metropole – Rouen, me distancë 174.2 km.

Çiklisti slloven i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe regjistroi kohën 3 orë, 50 minuta e 29 sekonda, duke mposhtur në sprintin final holandezin Mathieu Van der Poel (Alpecin-Deceuninck) dhe danezin Jonas Vingegaard (Team Visma Lease a Bike).

Një rezultat që e ngjit në krye fituesin në fuqi të Turit të Francës, por nuk mjafton për t’i dhënë fanellën e verdhë, e cila mbetet te Van der Poel. Faza e parë e parë e garës së djeshme u karakterizua nga shkëputja e katër çiklistëve: Lenny Martinez (Bahrain–Victorious), Jonas Abrahamsen (Uno-X Mobility), Thomas Gachignard (Team TotalEnergies) dhe Kasper Asgreen (EF Education–EasyPost). Por këta nuk mundën të shkonin përtej 2 minutave, pasi grupi me fanellën e verdhë e rriti ritmin. Pavarësisht avantazhit të vogël, kryesuesit qëndruan të fortë deri pak më shumë se njëzet kilometra nga vija e finishit, kur grupi kapi edhe të arratisurin e fundit, Lenny Martinez. Ritmi i fortë i imponuar nga ekipet UAE dhe Visma e zvogëloi ndjeshëm grupin, por pa e thyer atë, duke i lejuar më të fortëve të luanin shanset për sukses në një sprint të ashpër.

Në ngjitjen e fundit, Pogacar sulmoi, duke lënë pas vetes Vingegaard, i cili u pa në vështirësi të madhe. Shtytja nga Remco Evenepoel (Soudal Quick-Step) lejoi që hendeku të ngushtohej dhe i mundësoi një grupi të vogël prej 8 çiklistësh të luftonin për fitoren e etapës. Në sprint Van der Poel u përpoq të kalonte përpara të gjithëve, por Pogacar edhe një herë dëshmoi se ishte i pakapshëm, duke u ngjitur kështu në skenë, me fitoren e tij të 100- të në karrierë.

Vendi i dytë për Van der Poel, i cili mban fanellën e verdhë vetëm falë shumës së renditjeve të tij krahasuar me Pogacar, ndërsa vendi i tretë shkoi për Vingegaard, me danezin që i ndjek dy të parët me 8 sekonda në klasifikimin e përgjithshëm. Sot do të jetë radha për etapën e pestë, një garë kronometri individual, me distancë 33 km në Caen.

fgdgdfh


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×