Ardian Ismajli është zyrtarisht një futbollist i Torino, me klubin “granda” që prezantoi mbrojtësin kuqezi në një mënyrë shumë origjinale, me simbolin e kombit tonë, shqiponjën. Pas disa indiceve në rrjetet sociale, Torino doli me një deklaratë për mediat duke bërë zyrtare blerjen e Ismalit dhe duke zbuluar detaje të kontratës:
“Klubi i Torinos ka nderin të komunikojë se Ardian Ismajli është një futbollist i ynë. Ismajli firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”, lexohet ndër të tjera në deklaratën për mediat ku nuk mungoi as CV e tij, një lojtar me shumë eksperience ku vetëm me fanellën e Empolit ka zhvilluar 106 ndeshje. Ismajli është një element shumë i rëndësishëm edhe i përfaqësues shqiptare ku me fanellën kuqezi ka zhvilluar 45 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola
“Përshëndetje tifozë granada. Jam i nderua të vesh fanellën e demave. Forca dema”, ishte mesazhi i parë i Ismajlit drejtuar tifozët të ekipit torinez.
Pas prezantimit të Ismajlit, mediat italiane kanë zbuluar edhe disa prapaskena shumë interesante. Në maj në këtë vit, Ismjali ka marrë një ofertë zyrtare nga Katari, ku ekipi i Al Ain i kishte ofruar një kontratë 3-vjeçare dhe 7 milionë euro pagë në 3 vite, por Ismajli e refuzoi pasi objektivi i tij ishte të vijonte karrierën në Serie A. Në fund, zgjodhi Torinon duke u transferuar me parametra zero.
()