I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij për motive të dobëta.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, zjarri u fik dhe shkaktoi vetëm dëme materiale.

Njoftim i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për djegien e një banese, nisën menjëherë veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga veprimet e shpejta hetimore rezultoi se zjarri ishte i qëllimshëm. Në vijm, shërbimet e Policisë identifikuan nga pamjet filmike të siguruara nga vendngjarja dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 08.07.2025, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, për motive të dobëta, ka ndezur qëllimisht zjarr në banesën e hallës së tij 56 vjeçe.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve zjarrfikëse, u fik zjarri nga i cili u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×