Në emisionin “Log.” në News 24, nënkoloneli Klajdi Tushe, pilot i Forcave të Armatosura, tregoi vështirësitë e ndërhyrjes nga ajri për shuarjen e zjarrit në landfillin e Elbasanit.
Ai theksoi se operacioni është zhvilluar në temperatura shumë të larta dhe me dukshmëri të reduktuar për shkak të tymit.
Sipas Tushes, fluturimi në këto kushte kërkon trajnim të posaçëm dhe përfshin rrezik. Ai e cilësoi këtë ndërhyrje si një nga misionet më sfiduese për pilotët zjarrfikës.
Nënkoloneli Klajdi Tushe, pilot i Forcave të Armatosura: Ndërhyrja bëhet në temperatura të larta. Që në fillim të ndërhyrjes, ka temperatura të larta. Prania e tymit redukton shikimin. Nuk është pengesa më e madhe tymi, sepse e kemi të ndaluar të hyjmë në tym, se tymi na ndalon neve. Kur tymi zhvendoset lart, operacioni bëhet më i vështirë. Operacioni bëhet në temperatura tepër të larta nga mëngjesi në darkë. Që duhet të dish të pilotosh është e sigurt. Operacionet me helikopter janë ndër më të vështirat. Piloti duhet të jetë i trajnuar, kryen kurs dhe ky kurs e vonon ose nxiton procesin për një pilot që të bëhet zjarrfikës. Ndërhyrja nga ajri është e vështirë. Është mision që është afër rrezikut në krahasim me misione të tjera.