Pakti Itali-Shqipëri për emigrantët kthehet në model për vendet evropiane, shumica e PE-së voton pro marrëveshjes

Rezultati i arritur sot në Parlamentin Europian, ku një shumicë e madhe e eurodeputetëve vendosën të ruajnë referencën ndaj Memorandumit të Mirëkuptimit Itali-Shqipëri në raportin për Shqipërinë, duke njohur kështu vlerën dhe efektivitetin e këtij modeli, të promovuar nga qeveria e Giorgia Melonit, tregon dy gjëra.

Së pari, është një marrëveshje që përfaqëson një shembull suksesi dhe bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë, një model që duhet ndjekur nga e gjithë Europa.

Linja Meloni është tani një aset politik i ndarë nga pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian. Vota e sotme në Parlamentin Evropian e tregon qartë këtë: marrëveshja me Shqipërinë përfaqëson një model konkret dhe efektiv, të cilin edhe qeveritë e krahut të majtë po e shohin me interes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×