Xhuliano Skuka, sulmuesi i Partizanit dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Nome Kalju në Conference League.
Sa e njeh Nome Kalju?
Kalju është një ekip që luan topin mirë, është ekip i shpejtë dhe ka cilësi.
A ke ndonjë ide si mund të shënosh nesër?
Kam ide, por ky është sekret. Po ta them sot… (qesh)
Çfarë do të thotë për ty një ndeshje në Europë në krahasim me kampionatin shqiptar?
Në radhë të parë është një kënaqësi, sepse të sheh e gjithë bota. Pastaj, ka edhe nivel shumë më të lartë.
Çfarë ka ndryshuar që nga rikthimi te Partizani në krahasim me më parë?
Ka ndryshuar, ka lojtarë më të rinj, ka energji të re. Më përpara ka qenë shumë fizik, tani është më shumë teknik, ka energji pozitive me çunat që duan të punojnë.