Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendime për anëtarët e grupit të Gjergj Cukalit, i cili tentoi të eliminojë biznesmenin Gjon Mena në Kamëz, duke vendosur një eksploziv në makinën e tij.
Apeli zbuti dënimin për Enver Jamakun, i penduar i drejtësisë.
Dënimi me 8 vite për Ermond Jamakun mbeti i pandryshuar.
Për Blendi Deden, dënimi u ul nga 20 vite në 18 vite burg.
Dënimet prej 18 vjetësh për P. Prengën dhe F. Abazin u konfirmuan.
Ndërkohë, Gjergj Cukali është dënuar me 25 vite heqje lirie për tentativën e eliminimit me eksploziv ndaj biznesmenit.