Vrasja në Mat/ “Lajmin e morëm vesh nga News24”, bashkëfshatarët: Ishin ndër familjet më të mira në fshat

Një ngjarje tronditëse ishte ajo që ndodhi mëngjesin e sotëm në Mat, ku 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë në liqenin e Shkopetit.

Në një prononcim për News24, banore të fshatit janë shprehur të prekura nga rasti, ndërsa e kanë vlerësuar familjen e te ndjerit një nga më të mirat në fshat.

“E morëm vesh tek News24 që e kanë vrarë. Ne jemi bashkëfshatarë. Ai ka qenë fëmijë, është bërë krim. Si familje ka qenë shumë e mirë, ai ka qenë mirë, fëmija rregullohet. Ka qenë një familje nga më të mirat në fshat”, u shprehën ato.

Gazetari Enver Doçi raporton se pas hapjes së kamerave gjatë rrugës, është zbuluar një automjet që shoqëronte makinën e të riut nga fshati Zenisht deri në qytetin e Burrelit.

Ekspertiza nga Tirana sipas burimeve ka përcaktuar se në zonën e fytit i riu është i nxirë dhe ka disa plagë në trup, por se ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.

Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30 të ditës së djeshme, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeçarin.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×