Wimbledon/ Alcaraz avancon në gjysmëfinale, kampioni në fuqi mposht 3-0 Norrie-n, fiton edhe Sabalenka

Carlos Alcaraz ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në fushën qendrore të Wimbledonit, duke fituar 3-0 me sete me rezultatin 6-2, 6-3, 6-3 ndaj britanikut Cameron Norrie dhe duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slam-it anglez, të cilin e fitoi vitin e kaluar. Edhe pse fillimisht u vu në vështirësi dhe shpëtoi katër mundësi për break, spanjolli mori kontrollin e ndeshjes dhe dominoi plotësisht, duke fituar në vetëm 1 orë e 39 minuta.

Në gjysmëfinale, Alcaraz do të përballet me amerikanin Taylor Fritz, i cili mundi rusin Karen Khachanov në 4 sete 6-3, 6-4, 1-6, 7-6(4). Fritz ishte superior në dy setet e para, por pati probleme fizike në të tretin, që i dhanë mundësinë Khachanovit të rikthehej. Megjithatë, amerikani reagoi në setin e katërt dhe fitoi në tie-break, duke siguruar për herë të parë një vend në gjysmëfinalet e Wimbledonit.

Ndërkohë në tenisin për femra nuk zhgënjen numri 1 i botës Aryna Sabalenka, e cilia triumfoi me një përmbysj të vështirë ndaj gjermanes Laura Siegemund, duke fituar 4-6, 6-2, 6-4 dhe duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Wimbledonit. Numri 1 në botë humbi setin e parë, por reagoi fuqishëm në dy setet e tjerë me nga tre break për set dhe siguroi fitoren pas një përballjeje që zgjati gati tre orë. Kjo është gjysmëfinalja e dhjeta për Sabalenkën në 11 slam-et e fundit.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me amerikanen Amanda Anisimova, e cila eliminoi Anastasija Pavlyuchenkovën me rezultatin 6-1, 7-6(11-9). Anisimova dominoi në setin e parë, ndërsa në të dytin luftoi fort, shpëtoi pesë set point dhe fitoi në tie-break. Kjo është hera e parë që Anisimova arrin në gjysmëfinale në Wimbledon.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×