Një sipërfaqe prej rreth 3 dynym me bimësi të thatë u dogj në fshatin Kardhiq, ku një zjarr i rënë pranë banesave rrezikoi përhapje më të madhe për shkak të erës së fortë.
Dy automjete zjarrfikëse me dy grupe shpëtimi ndërhynë në kohë dhe arritën të vendosin situatën nën kontroll, duke shmangur dëme të tjera materiale.
Autoritetet po hetojnë shkakun e rënies së zjarrit.
(Arena e Lajmit)