Dorëheqja e drejtorëve nëpër bashki! Hitaj: Ndoshta Rama po paralajmëron bashkëqeverisje lokale

Në emisionin “Log” në News 24, gazetari Arbër Hitaj komentoi dorëheqjet dhe shkarkimet e drejtorëve në disa bashki të vendit.

Ai theksoi se shumë nga këta drejtorë janë në pozita që nga koha kur PS ishte në opozitë dhe janë “kalcifikuar” në poste të ndryshme. Hitaj sugjeroi se kryeministri Edi Rama ndoshta po paralajmëron bashkëqeverisje lokale, edhe me përfshirjen e figurave nga e djathta në zona si Durrësi dhe Vlora.

Ai gjithashtu mohoi se drejtuesit e larguar janë përfaqësues të grupeve kriminale, duke vlerësuar se nëse do të ishin të tilla, Rama nuk do të kishte mundësi t’i largonte.

Arbër Hitaj: Një pjesë janë drejtorë, që nga koha kur PS ka qenë në opozitë, sepse Vlora dhe Durrësi kanë qenë bastione të së majtës. Drejtorët mund të kenë kohë në ato poste dhe janë kalcifikuar në këto pozicione. Kryetarët e bashkisë janë të rinj relativisht, edhe në Vlorë, edhe në Durrës, edhe në Fier. Rama iu ka bërë një “nder” kryetarëve të bashkive. Ka zgjedhur këtë mënyrë, që t’ju hiqte barrën e rivaliteteve brenda partisë.

Ndoshta Edi Rama po paralajmëron një bashkëqeverisje lokale, sepse shumë të djathtë kanë kaluar majtas së fundmi. Mund të jetë bashkëqeverisje lokale edhe në Durrës. Durrësi vjet kishte problem serioz me plehrat, edhe Vlora ka pasur probleme me djegien e landfillit. Nuk besoj se ata drejtorë janë përfaqësues të bandave, se të ishin, Rama nuk i hiqte dot.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×